Google search engine
Home Politike Drejtesi “2022 do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin”, Arben...

“2022 do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin”, Arben Kraja del me paralajmërimin e fortë: SPAK ka nisur hetimin për…

0
293

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja e ka cilësuar si vit të konsolidimit të SPAK, 2021. Në një komunikim me median, Kraja tha se 2022 do të jetë edhe më intensitet më të madh.

Kraja i pyetur nëse do të ketë hetim për çështjen e inceneratorëve të Tiranës, deklaroi se hetimi është i hapur për të tre inceneratorët.

Pyetje: A ka hetim për inceneratorin e Tiranës?

Kraja: Ka hetim për të tre inceneratorët.

Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.

“2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë. Shpresojmë që të konsolidojmë përfundimisht BKH dhe pastaj të vazhdojnë me ushtrimin e ndjekjes penale. Rezultate do të jenë në vazhdimësi dhe do të jenë më cilësore”,-deklaroi Kraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here