Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka që u arrestua me urdhër të SPAK për aferën e inceneratorëve, kërkoi pak ditë më parë që të lirohej nga qelia pasi ai nuk është i rrezikshëm.
Mësohet se Gjykata e Apelit të Posaçën ka caktuar datën për zhvillimin e seancës ndaj Lefter Kokës. Pas apelimit të vendimit të tij dhe kërkesës për masë më te butë sigurie, togat e zeza të Apelit vendosën se shqyrtimi i kësaj çështjeje të zhvillohet më datë 2 janar ora 10:30.