Google search engine
Home Politike Edi Rama bën gjestin e madh për Kosovën

Edi Rama bën gjestin e madh për Kosovën

0
206

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë.

Sipas Ramës ka kërkuar nga ministria e Energjisë çdo mundësi për të ndihmuar qeverinë e Kosovës.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!. Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here