Google search engine
Home Aktualitet Cikli “Aktorët për aktorët”, me intervista me aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu”

Cikli “Aktorët për aktorët”, me intervista me aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu”

0
352

Janari i vitit 2022 shënon 69 -vjetorin e themelimit të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Teatri bën me dije se cikli “Aktorët për aktorë”, i cili ka nisur këtë vit, ka startuar me intervistat e aktorëve të mirënjohur Lutfi Hoxha, Xhelal Tafaj dhe artistin e ndjerë Gulielm Radoja, për të vijuar këtë vit me emra të tjerë të shquar si Mirush Kabashi, Ali Bega, Hysen Bashhysa, etj. Por teatri bën me dije se ky cikël do të vijojë dhe gjatë vitin që vjen. “Na ndiqni prej muajit janar në faqen tonë në Facebook dhe Youtube. “Aktorët për aktorët”, ideja dhe regjia Driada Dervishi”, shkruan institucioni në faqen e tij. Institucioni u krijua më 11 janar 1953 si domosdoshmëri për të mbushur jetën artistike dhe kulturore të qytetit bregdetar. Në qytetin e Durrësit që në kohën para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kishte një jetë artistike aktive, me shoqëri artistike që shpeshherë vendosnin shfaqje dhe spektakle në kushte shumë vështira. Ishte koha që sapo ishin krijuar edhe institucione të tjera artistike si Teatri Popullor, Teatri “Migjeni” i Shkodrës, “A. Z. Çajupi” i Korçës, ndaj u pa e nevojshme që të themelohej edhe në Durrës një institucion artistik profesionist. Në fillimet e tij ky teatër kishte një trupë me 14 aktorë dhe këta veteranë që përbënin këtë trupë ishin emra të njohur si Meropi Xhoja, Nikolin Xhoja, Kostë Lezha, Teodor Rupi, Spiro Urumi etj. Kjo trupë teatrore vuri për herë të parë premierën “Vajza nga fshati” e autorit Fatmir Gjata dhe me regji nga regjisori i Teatrit Popullor, Pandi Stillu dhe premiera përuruese e teatrit është shfaqur më 12 prill 1953, e cila u prit mjaft mirë nga publiku durrsak. Ndrë vite regjisorët Panajot Kolo, Sokrat Mio, Misto Zoto, Kadri Pirro, Haxhi Rama, Mario Ashiku, Kujtim Spahivogli, Serafin Fanku, Enver Plaku, Driada Dervishi, etj, kanë sjellë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” drama dhe komedi mjaft të dashura për publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here