Google search engine
Home Aktualitet Aksidentohet eksperti Ervin Karamuço: Si e denoncova lojën e rrezikshme në studion...

Aksidentohet eksperti Ervin Karamuço: Si e denoncova lojën e rrezikshme në studion televizive dhe u bëra viktima e saj

0
306

Eksperti Ervin Karamuço ka pësuar aksident pak ditë më parë në Tiranë, si pasojë e manovrave të rrezikshme të kryera në rrugë nga disa të rinj.

Ai shprehet se e ka denoncuar këtë fenomen të rrezikshëm disa muaj më parë në një studio televizive, dhe tashmë ka mbetur vetë i dëmtuar nga loja Saint Andrea.

“E denoncova me Alban Dudushi fenomenin Saint Andrea dhe në vigjilie të këtyre krishtlindjeve u bëra viktima e saj e rradhës pikërisht në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë. Ruani veten dhe fëmijët miq, sepse manovrat e papërgjegjshme të shpejtësisë në rrugë, rrezikojnë kalimtarët, sidomos këto ditë festash. Zoti qoftë me ne…”, shkruan Karamuço në postimin e tij në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here