Google search engine
Home Politike Skandali i publikimit të dhënave të shqiptarëve, Spartak Ngjela zbulon detajin ‘bombë’:...

Skandali i publikimit të dhënave të shqiptarëve, Spartak Ngjela zbulon detajin ‘bombë’: Ja çfarë më kanë thënë ekspertët. Nuk janë hakera, por…

0
192

Avokati Spartak Ngjela ndërsa ka komentuar skandalin me të dhënat e publikuara të shqiptarëve.

“Ekspertët që kam pyetur unë më kanë thënë që nuk janë haker, janë punonjës të brendshëm sepse i kanë marrë segmente-segmente. Ata më thanë që nuk janë hakera. Por edhe po të ishin hakera, ti duhet të kesh një mbrojtje të madhe të IT-së. Me sa më thanë ekspertët ky e ka të nivelit të lartë IT-në. Dhe këta kanë filluar të hetojnë punonjësit. Varet se çfarë niveli të lartë ka hetimi, po ka ndihmë nga perëndimi e arrin.

E mori Prokuroria e Tiranës se krimi është bërë në Tiranë. Është vendndodhja e krimit. Ata e filluan këtu, për mendimin tim duhet ta kishin çuar në SPAK. E çuan këtu sepse nuk ka të akuzuar të lartë. SPAK-u nuk e merr dot kryesisht, por nëse iu del ndonjë ministër nën hetim, shkon në SPAK”, ka thënë Ngjela në emisionin “Pikat mbi i”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here