Google search engine
Home Politike Niko Peleshi jep lajmin: Ofrohet pagesë dhe trajnim si asnjëherë më parë!...

Niko Peleshi jep lajmin: Ofrohet pagesë dhe trajnim si asnjëherë më parë! Kriteret që duhet të plotësoni për të marrë pjesë

0
338

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë lajmin se kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura. Ai  njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, “ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë”. Ministri Peleshi fton të gjithë të rinjtë e interesuar të shohin kriteret e pranimit.

“Ministria e Mbrojtjes e konsideron thelbësore për Forcat e Armatosura rekrutimin e ushtarëve me një profil sa më të lartë, në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës.

Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjec deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here