Google search engine
Home Politike Mbi 1 miliardë lekë shkojnë çdo vit vetëm për këshilltarë ministrash, Margariti...

Mbi 1 miliardë lekë shkojnë çdo vit vetëm për këshilltarë ministrash, Margariti thyen rekord, ja kush këshillon Manastirliun, Kushin, Ballukun dhe emrat e tjerë

0
743

Nuk kanë fund surprizat sa i takon punësimeve në administratë. Javët e fundit ka shpërthyer debati mbi databazën e pagave, por publikimi i saj hodhi dritë mbi atë se kush i ka marrë postet më të rëndësishme dhe si janë fryrë institucionet. Pak ditë më parë gazeta tregoi se si Presidenca dhe Kryeministria ishin mbushur me këshilltarë, por nuk mbeten pas as ministritë, bashkitë dhe institucione të tjera. Sot po publikojmë të dhënat mbi këshilltarët në disa prej ministrive kyçe të vendit. Nga një kërkim i gazetës rezulton se në ministri punojnë mbi 60 individë vetëm si këshilltarë të ministrave, ku në çdo ministri janë 6-7 individë që marrin paga shumë të larta vetëm për këtë post. Pagat fillojnë nga 1.6 milionë lekë të vjetra, e cila mbahet nga një këshilltare në Ministrinë e Jashtme dhe më e ulëta është 930 mijë lekë të vjetra. Nëse bëjmë një llogaritje sipas pagës mesatare, në muaj shkojnë  mbi 80 milionë lekë të vjetra vetëm për këshilltarët e ministrave, që nëse e shohim në aspekt vjetor shkon në mbi 700-800 milionë lekë. Duke futur këtu dhe këshilltarët e kryeministrit që i nxorëm pak ditë më parë, në vit shkojnë afro 1 miliardë lekë vetëm për këshillime. Ajo që vihet re nga databaza është se dy kategoritë më të shumta të punonjësve në administratë janë specialistë dhe këshilltarë. Specialistë janë me qindra dhe nuk dihet fiks se çfarë punësh bëjnë. Publikimi të dyja databazave tregoi gjithashtu se para zgjedhjeve të 25 prillit janë punësuar mbi 60 emra të rinj. Ajo që bie në sy është se militantët e partive gjejnë vend kryesisht si këshilltarë apo specialistë dhe rrogat janë vërtetë të larta.

Të dhënat konkrete

Duhet theksuar se databaza është e muajit janar dhe shumë këshilltarë kanë qenë të ministrave të asaj kohe, disa prej të cilëve u ndryshuan. Vetë zv. kryeministri Erion Braçe ka pasur 3 këshilltarë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka 5 këshilltarë dhe marrin paga shumë të majme. Rekordi mbahet nga Ministria e Kulturës e drejtuar nga Elva Margariti, e cila ka 7 këshilltarë. Ndërsa ministritë e tjera kanë kryesisht nga 6 këshilltarë. Numri më i ulët është në ministrinë e Bujqësisë, që drejtohej nga Milva Ekonomi në atë kohë dhe në ministrinë e Brendshme, e drejtuar nga Bledi Çuçi.

Skandali me pagat

Prej disa ditësh politika dhe jo vetëm, janë mbërthyer nga një debat i gjerë mbi databazën e pagave. Fillimisht u lajmërua në emisionin “Opinion” se po qarkullonte databaza e pagave të janarit dhe ditën tjetër ajo u shpërnda kudo. Më pas doli databaza e pagave të prillit dhe në fund databaza e targave të makinave. Madje ka pasur zëra se do të ketë dhe të dhëna të tjera që mund të dalin në publik, si aktet e pronësisë, të dhëna bankare, etj. Ndërkohë mësohet se prokuroria po nxiton me hetimet dhe po punohet për të parandaluar shpërndarjen e të dhënave të publikuara deri më tani, por dhe për ta parandaluar daljen e të dhënave të tjera.

Qëndrimi i prokurorisë mbi hetimet

Të premten reagoi mbi situatën kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila foli mbi procesin hetimor. Ne jemi këtu sot për të bërë me dije veprime tona hetimore përgjatë disa muajve. Falënderoj Policinë e Shtetit, duke qenë se është sensitive për shkak të vëmendjes së shtuar. Prokuroria po kryen çdo veprim të nevojshëm hetimor, veprimet do jenë intensive. Grupi hetimor është i përkushtuar dhe normalisht do kemi autorë. Grupi hetimor që heton atë çështje po kryen veprimet e duhura. Do kemi një konferencë tjetër për zbulimin e autorëve. Do keni një përgjigje sepse përgjigja e prokurorëve nuk është me konferenca për shtyp, por me vendimmarrje”, tha Imeraj.

Ja të dhënat e pagave për këshilltarët dhe njerëzit e drejtësisë

Kabineti i zv/kryeministrit

1.      Entela Erebara, KESHILLI I MINISTRAVE, 148,980.00 lekë, Këshilltar i zëvendëskryeministrit

2.      Elda Bajraktari,  KESHILLI I MINISTRAVE,  148,840.00 lekë, Këshilltar i zëvendëskryeministrit

3.      Ilva Valle, KESHILLI I MINISTRAVE,  143,800.00 lekë,   Këshilltar i zëvendëskryeministrit

Ministria e Jashtme

1.      Fiona Demneri, MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME, 160,036.00 lekë, këshilltar

2.      Besian Zogaj, MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME, 116,240.00 lekë

3.      Idit Daka, MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME 116,240.00 lekë

4.      Albana Agastra, MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME, 104,016.00 lekë si Këshilltar i ministrit

5.      Maklen Misha, MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME, 99,905.00 lekë si Këshilltar i ministrit

Ministria e Financave

1.      Bashkim Sala, MINISTRIA E FINANCAVE, 131,000.00 lekë

2.      Majlinda Demko, MINISTRIA E FINANCAVE, 131,000.00 lekë

3.      Martin Mici, MINISTRIA E FINANCAVE, 127,920.00 lekë

4.      Fjorind Lika, MINISTRIA E FINANCAVE, 125,960.00 lekë

5.      Eugena Topi, MINISTRIA E FINANCAVE, 124,000.00 lekë

6.      Silvia Qesku, MINISTRIA E FINANCAVE, 124,000.00 lekë

Ministria e Infrastrukturës

1.      Sindi Dushku, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE, 134,280.00 lekë

2.      Erjola Muka, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (MIE), 119,320.00, lekë

3.      Florion Serjani, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (MIE) 119,040.00, lekë

4.      Evis Berberi, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (MIE), 117,920.00

5.      Lindita Sotiri, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (M I E) 117,080.00 lekë

6.      Irlind Elezi, MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (M I E) 78,288.00 lekë, Këshilltar i ministrit

Ministria e Shëndetësisë

1.      Mejvis Kola, MINISTRIA E SHENDETESISE, 137,360.00 lekë

2.      Nejsi Lleshi, MINISTRIA E SHENDETESISE, 114,560.00 lekë si Këshilltar i ministrit

3.      Rudina Degjoni, MINISTRIA E SHENDETESISE, 119,880.00 lekë

4.      Eriglisa Lami, MINISTRIA E SHENDETESISE, nuk dihet paga,   Këshilltar i ministrit

Ministria e Arsimit

1.      Ermelinda Durmishi, MINISTRIA ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, 142,640.00 lekë, këshilltar

2.      Fatbardha Qatja, MINISTRIA ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, 116,520.00 lekë

3.      Eridon Kotrri  MINISTRIA ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, 115,960.00 lekë, Këshilltar i ministrit

4.      Romilda Lika, MINISTRIA ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, 114,560.00 lekë si Këshilltar

5.      Shpendi Gjana, MINISTRIA ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, 114,280.00 lekë si Këshilltar i ministrit

6.      Bisej Kapo, MINISTRIA ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, 114,280.00, Këshilltar i ministrit

Ministria e Kulturës

1.      Sokol Muça, MINISTRIA E KULTURES, 120,720.00 lekë

2.      Anila Shqypi, MINISTRIA E KULTURES, 119,600.00 lekë

3.      Alma Mile, MINISTRIA E KULTURES. 118,480.00 lekë

4.      Lediana Bardhi, MINISTRIA E KULTURES, 117,640.00 lekë

5.      Borana Ajazi, MINISTRIA E KULTURES, 115,960.00 lekë si Këshilltar i ministrit

6.      Klesta Qirici, MINISTRIA E KULTURE, 115,680.00 lekë si Këshilltar i ministrit

7.      Doris Alimerko, MINISTRIA E KULTURES, 115,400.00 lekë si Këshilltar i ministrit

Ministria e Drejtësisë

1.      Edis Ibrahimi, MINISTRIA DREJTESISE, 118,480.00 lekë

2.      Evis Fico, MINISTRIA DREJTESISE, 117,640.00 lekë

3.      Iris Aliaj, MINISTRIA DREJTESISE, 116,800.00 lekë

4.      Erton Sinani, MINISTRIA DREJTESISE, 115,680.00 lekë si Këshilltar i ministrit

5.      Stela Suloti, MINISTRIA DREJTESISE, 114,840.00 lekë si Këshilltar i ministrit

6.      Avjerina Bazaj, MINISTRIA DREJTESISE, 114,840.00 lekë si Këshilltar i ministrit

Ministria e Mbrojtjes

1.      Redi Shtino, MINISTRIA E MBROJTJES, 136,240.00, lekë

2.      Idriz Konjari, MINISTRIA MJEDISIT, 121,000.00 lekë

3.       

4.      Ardita Qejvanaj, MINISTRIA E MBROJTJES, 115,120.00 lekë si  Këshilltar i ministrit

5.      Ardian Lulaj, MINISTRIA E MBROJTJES, 110,000.00 lekë si Këshilltar

6.      Irini Shira, MINISTRIA E MBROJTJES, 96,200.00 lekë si Këshilltar juridik

Ministria e Bujqësisë

1.      Etleva Martiri, MINISTRIA BUJQESISË DHE ZHVILLIMIT RURAL,114,000.00 lekë sim Këshilltar i ministrit

2.      Alborent Rama, MINISTRIA BUJQESISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, 93,272.00 lekë si Këshilltar i ministrit

3.      Arian Jaupllari , MINISTRIA BUJQESISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, 139,100.00 lekë

4.      Lorena Goxhobelli, MINISTRIA BUJQESISË DHE ZHVILLIMIT RURAL 116,240.00 lekë

Ministria e Brendshme

1.      Hilë Lushaku, APARATI I MINISTRISE SE BRENDSHME, 121,000.00 lekë, Këshilltar i ministrit

2.      Ervin Hoxha, APARATI I MINISTRISE SE BRENDSHME, 118,200.00 lekë Këshilltar i ministrit

3.      Alket Braho, APARATI I MINISTRISE SE BRENDSHME, 115,960.00 lekë Këshilltar i ministrit

4.      Robert Lili, APARATI I MINISTRISE SE BRENDSHME,  77,727.00 lekë Këshilltar i ministrit

Ministria e Mjedisit

1.      Elsid Xhelili, MINISTRIA MJEDISIT, 114,840.00 lekë si   Këshilltar politik

2.      Muharrem Kajolli, MINISTRIA MJEDISIT, Këshilltar, nuk përcaktohet paga

3.      Idriz Konjari, MINISTRIA MJEDISIT, 121,000.00 lekë, këshilltar i ministrit

4.      Alba Çaroshi, KESHILLI I MINISTRAVE, 114,000.00 lekë si Këshilltar i ministrit

5.      Alketa Tari, KESHILLI I MINISTRAVE, 114,000.00 lekë si Këshilltar i ministrit

6.      Denisa Veliu, KESHILLI I MINISTRAVE  Tiranë 114,000.00     Këshilltar i ministrit

Të ngelurit në veting dhe të dorëhequrit

1.      Fatos Lulo, kompani private, 125,271.00 lekë, Jurist

2.      Bashkim Dedja, avokat

3.      Gentian Trenova, avokat

4.      Artan Lazaj, avokat

5.      Arjana Fullani, zyrë avokatie

6.      Dritan Rreshka, avokat

7.      Dritan Rreshka, Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FSHZH),288,000.00 lekë, përgjegjës sektori

8.      Antoneta Sevdari, avokat

9.      Artan Broci, avokat

10.  Entela Prifti, avokat

11.  Ramadan Troci, avokat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here