Google search engine
Home Politike “Letrat e Pandorës së Tiranës duhen hapur sa më parë!”, Monika Kryemadhi...

“Letrat e Pandorës së Tiranës duhen hapur sa më parë!”, Monika Kryemadhi flet me emra, tregon deputetin që ka përfituar 125.000 Euro: I ka vjedhur nga mega-afera e inceneratorit të Tiranës

0
289

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar sërish qeverinë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Monika Kryemadhi shkruan se ‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Ajo përmend dhe deputetin e PS-së Alqi Bllako i cili ka përfituar nga kjo aferë.

POSTIMI I KRYEMADHIT

Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbras xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.

Follow the money…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here