Google search engine
Home Politike KLSH fsheh zyrtarët e zhytur në abuzime, kyçen në sirtarë raportet për...

KLSH fsheh zyrtarët e zhytur në abuzime, kyçen në sirtarë raportet për funksionarët dhe të dhënat për dëmet e shkaktuara në buxhet

0
259

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një valë padish javët fundit në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka gjetur abuzime me tenderat dhe shpërdorime detyre në shumë bashki. Por nga një kërkim që ka bërë gazeta të të gjitha njoftimeve të KLSH, rezulton se nuk ka fare të dhëna mbi zyrtarët e përfshirë në shkelje dhe çfarë dëmesh konkretisht kanë shkaktuar ata. Nëse shohim njoftimet më të fundit të KLSH, rezulton se në SPAK janë paditur 9 funksionarë të Bashkisë Tropojë. Nuk ka asnjë të dhënë se cilët janë ata, çfarë postesh kanë mbajtur dhe cila është përgjegjësia e secilit. Në njoftim thuhet vetëm se “Veprime apo mosveprime të gjashtë funksionarëve të Bashkisë Tropojë, anëtarë të njësisë se prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë” të cilat në tërësinë e tyre përmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre’”. Pra nuk ka të dhëna të tjera mbi shkeljet konkrete, të dhënat e funksionarëve, qoftë dhe me iniciale, profesionin apo postin që kanë dhe me radhë. Po ashtu e njëjta gjë ndodh me dy njoftim të radhës për padi që janë bërë mbi shkelje që janë gjetur në Bashkinë e Dibrës dhe po ashtu në Bashkinë e Kurbinit. Ndërkohë rezulton se në faqen e KLSH pjesa më e madhe e raporteve që tregojnë shkelje dhe abuzime mungojnë. Janë publikuar një pjesë e tyre, por raportet që kanë të bëjnë me kallëzimet apo elemente të tjera nuk janë. Raporti më i fundit i publikuar i përket një auditimi në Ministrinë e Shteti për Rindërtimin që në muajin maj të viti që po lëmë pas.

Zgjatja e auditiveve

Ajo që vihet re është se gjatë këtij viti performaca e KLSH ka filluar të bjerë. Para emërimti të Arben Shehut, KLSH dërgonte në prokurori me dhjetra zyrtarë dhe po ashtu publikoheshin të gjitha shkeljet për çdo emër. Ajo vihet re është së ka një rënie të ndjeshme të numrit të kallëzimeve. Në ditë në vijim gazeta do japë detaje më të plota se si ka rënë numri i padive në prokurori. Edhe pse pati një marrëveshje mes KLSH dhe SPAK shumë muaj më parë, vetëm javët e fundit kanë nisur të bëhen paditë e para. Po ashtu nga planet që publikon KLSH në faqen e saj zyrtare duket se auditimet zgjasin më tepër seç duhet. Nëse shohim planet dhe marrim një shembull, në planin muajit shtator rezulton se ka nisur auditivi në Bankën e Shqipërisë për periudhën 01.01.2020 – 31.08.2021. Auditi ka nisur në shtator dhe raporti është planifikuar të dalë në datën 30 dhjetor 2021. Por nëse shohim planin muajit dhjetor duket se dalja e raportit është shtyrë për në datën 25 janar. E njëjta gjë ka ndodhur me shumë auditimet ë tjera. Burime të sigurta të gazetës në KLSH thanë se kreu i ri ka bërë një ristrukturim të institucionit duke shkrirë disa drejtori dhe kjo ka krijuar probleme në auditimet të cilat po zgjasim më shumës e afatet, Madje ka pasur raste kur auditimi është ripërsëritur për elemente të caktuara, por që do të nxjerrim detaje në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here