Google search engine
Home Bota “Boom” infektimesh me Omicron në këtë shtet/ Brenda 48-orëve thyhet dy herë...

“Boom” infektimesh me Omicron në këtë shtet/ Brenda 48-orëve thyhet dy herë rekordi i rasteve të reja ditore

0
296

Rastet e reja të infektimeve në Francë shënuan një rekord për të dytën ditë radhazi, teksa varianti i Omicron po përhapet me shpejtësi në pjesën më të madhe të vendit.

Rastet e reja ditore kapën shifrën e 94,124 këtë të premte, sipas të dhënave nga zyra e shëndetit publik.

Rekordi i infektimeve ditore kryesohej nga 91,608 raste të reja të regjistruara një ditë më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e shëndetit publik, krahas rekordit të rasteve të reja u shënuan dhe 169 vdekje.

Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran parashikoi në fillim e kësaj jave se varianti omicron do të bëhet mbizotërues në Francë gjatë periudhës midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Omicron ka rritur në mënyrë galopante infektimet dhe në mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, në këtë prag festash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here