Google search engine
Home Aktualitet Zbardhet dëshmia e shokëve të Can Kariçit me të cilët piu kafe...

Zbardhet dëshmia e shokëve të Can Kariçit me të cilët piu kafe pak para vrasjes

0
292

Mbrëmjen e kaluar në Kodër Kamëz u ekzekutua në një atentat mafioz 30-vjeçari Can Kariçi. I riu sapo kishte dalë nga kafja kur hipi në makinën e tij tip “Golf 5” kur u qëllua me breshëri plumbash me silencatiorë. Kariçi duket se i druhej një atentati ose sulmi të mundshëm pasi edhe në momentin që është vrarë në makinë ka patur një pistoletë tip “Berreta”. Mësohet se Kariçi ka qenë duke pirë kafe me dy shokë të tij dhe një vajzë, pak momente para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Menjëherë pas ngjarjes miqtë e viktimës janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se kanë parë duke ikur me shpjetësi mjetin Audi të autorëve. Sipas tyre, Kariçi ka qenë i qetë gjatë kohës në kafene dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka gjetur makinën e djegur të autorëve bashkë me një kallashnikov i cili dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Kariçit, por autorët nuk janë identifikuar ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here