Google search engine
Home Aktualitet Vrasje e 35-vjeçarit në Kamëz, gazetari i njohur: Kishte lënë takim me...

Vrasje e 35-vjeçarit në Kamëz, gazetari i njohur: Kishte lënë takim me një vajzë në lokalin e ish-deputetit

0
375

Gazetari i njohur, Elton Qyno u shpreh se brenda një harku të shkurtër kohor Can Karriqi është viktima 6 që shënohet në Tiranë dhe se viktima e djeshme ishte një person me precedent të theksuar kriminale.

Qyno shtoi se ai duhet të ishte në masën arrest shtëpie dhe nuk duhet të lëvizte lirshëm në kryeqytet, për më tepër me armë.

Qyno: Në Tiranë këto dy javë po zgjodhët me ndonjë vrasje dhe këto ndodhin në rrethin e ngushtë shoqërime. Brenda një harku të shkurtër kohor Çan Karriqi është viktima 6 që shënohet në Tiranë. Viktima e djeshme ishte një person me precedent të theksuar kriminale. Duhet të ishte me arrest shtëpie, por qarkullonte lirshëm në kryeqytet. Policia e Kamzës duhet ta mbante nën vëzhgim këtë person, por ai lëvizte lirshëm dhe armë pa leje.

Ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Më pas ai u vë në arrest shtëpie duke u mbikëqyrur nga policia për të mos dalë nga shtëpia. Sistemi ynë i izolimit dhe ruajtjes së këtyre personave me arrest shtëpia është totalisht i dështuar, sepse këta perona qarkullojnë lirshëm në kryeqytet. Personi ka qenë duke lëviz në Kamëz me makinë duke lënë një takim me një vajzë në një lokal të një ish-deputet. Ka lënë vajzën në lokal më pas dhe sapo ka hipur në makinë është qëlluar befasisht me armë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here