Google search engine
Home Politike “Vendosini llozin shtëpive”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e frikshme dhe ka një...

“Vendosini llozin shtëpive”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e frikshme dhe ka një thirrje për gjithë shqiptarët

0
274

Avokat Spartak Ngjela paralajmëron se publikimi i pagave të qytetarëve do të ketë pasoja sociale tek shqiptarët.

I ftuar në emisionin ‘Breaking’,  avokat Ngjela deklaroi se kjo është përgjegjësi morale dhe jo penale e një qeverie.

Por avokati dha alarmin se tashmë shtëpitë e shqiptarëve nuk janë të sigurta dhe se për këtë duhet të kenë kujdes të ruhen, pasi mund të vendosen gjoba apo t’i grabiten shtëpitë.

“Ky e tregon veten (Rama) se është i implikuar. Këta rrinë e mbrojnë skandalin, pra janë involvuar, mbase e bëjnë për pasionin patologjik për të ruajtur pushtetin. Këtij i humbi garancia individuale, këtij i është grabitur shteti, nëse vazhdon kontinuiteti, i kanë vjedhur shtetin. Këtu flitet për sigurinë e garancisë që duhet ti japë shteti individit në garancinë shqiptare. Të gjithë hajdutët do të gjejnë pikat ku do të sulmojnë shtëpinë. Një shtet ku nuk funksionon mbrojtja e ligjit. E mora vesh se ku janë paratë tani, thyerja e banesave, do e shikoni tani, se nuk kam gabuar asnjëherë me qëndrimet e mia. Kanë marrë vesh hajdutët se kush ka paranë, vendosini llozin shtëpive. Është ç’orientim i tregut, do të vijë malavita e do të verë gjoba, nuk e di se mbase i bie në qafë, por si ka ndodhur në botë. Ka posibilitet të për të ndodhur. Sekret janë ato akte që destabilizojnë shoqërinë, këtu humb ekuilibri i njeriut, janë shumë gjëra në mes”, theksoi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here