Google search engine
Home Politike SKANDALI i pagave, ja kush e kryeson listën e më të paguarve...

SKANDALI i pagave, ja kush e kryeson listën e më të paguarve në selinë e PS-së (EMRAT)

0
235

Skandali i publikimit të pagave sot është thelluar edhe me publikimin e targave të makinave. Mirëpo ajo që po qarkullon më më shpejtësi dhe ka ngjallur jo pa interes janë database-t e pagave.

Në mesin e pagave të 690 mijë personat janë edhe pagat e disave prej punonjësve në selinë e PS-së.

Në selinë rozë rezulton se funksionari më i paguar në muajin prill ka qenë Teuta Vodo me 125 mijë lekë të reja në muaj, e pasuar nga Dhurata Isufaj në pozicionin e menaxherit të financave me pagë 100 mijë lekë në muaj dhe Albiona Sulo me të njëjtën pagë, 100 mijë lekë në muaj.

Në databazë është edhe Alteo Hysi, gazetari që bën kronikat në ERTV me pagë 65 mijë lekë në muaj.

Pagat në PS:

Teuta Vodo – Sekretare PS 125,000.00

Dhurata Isufaj – Menaxher i financave 100,000.00

Flogert Muça – Koordinator kombëtar 80,000.00

Alteo Hysi – Gazetar 65.000.00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here