Google search engine
Home Politike RËNDOHET skandali! Del databaza me targat e makinave, reagon për herë të...

RËNDOHET skandali! Del databaza me targat e makinave, reagon për herë të parë drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

0
224

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka njoftuar se kanë nisur hulumtimet pas daljes së listës së targave, e ndërsa ka bërë me dije se te këto informacione kanë akses disa institucione, duke bërë me dije se kjo listë nuk ka dalë nga DPSHTRR.

Reagon DPRRTSH për publikimin e targave:

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat”, thuhet në njoftim. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here