Google search engine

    Policia bën ‘namin’ në Tiranë, shoqërohen 60 persona, zbardhet SKANDALI i madh pas kërkesës urgjente që erdhi nga autoritetet gjermane

    0
    249

    Policia e Shtetit ka shoqëruar të paktën 60 persona mbrëmjen e djeshme, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

    Burime për mediat bëjnë të ditur se bëhet fjalë për punonjës të një kompanie call center, në emër të një izraeliti.

    Hetimi për rastin mësohet se ka dy vjet që ka nisur dhe gjatë kësaj kohe, autoritetet shqiptare mësohet se kanë kërkuar informacion në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, kryesisht në Spanjë, Francë e Gjermani.

    Mësohet se gjithçka ka nisur nga një kërkesë e autoriteteve gjermane, që pretendonin për mashtrim nga call center-at ndaj një shtetaseje gjermane. Kjo e fundit kishte bërë kallëzim në Gjermani, se i kishin marrë një shumë prej 9 mijë eurosh.

    Operacioni në fjalë është ende në vijim e sipër dhe pritet që me të përfunduar të ketë një informacion zyrtar, si për hetimet ashtu edhe për të arrestuarit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here