Ngjarjet kriminale që janë shënuar ditëve të fundit në Shqipëri kanë tronditur, jo pak opinionin publik dhe jo vetëm. Vrasja e Can Karriçi mbrëmjen e djeshme, zbuloi shumë detaje të reja në lidhje me atentatin.
Por edhe kjo ngjarje si “karrem”, kishte një vajzë me të cilën kishte konsumuar një kafe në një lokall në Kodër Kamëz. Kjo ishte edhe kafja e fundit e tij, më vonë ai u ekzekutua me një pistoletë me selinciator.
Brenda makinës së viktimës policia gjeti një pistoletë “Bereta” me fishek në “gojë”. Kjo tregon se Can Kariçi i trembej një ngjarje të tillë, por nuk ka arritur që të reagojë, pasi u zu në pritë befasisht.
30-vjeçari, që dyshohet se ishte anëtar i një prej grupeve të fuqishme në vend, në shkurt ishte arrestuar nga RENEA në Laç për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Të njëjtin fat të zi pati edhe shoku i tij Erigers Mihasi, në dosjen e policisë, vajza ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin.
Studentja 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutar dy të rinjtë.
Vajza thirrej nga shokët si “Bella”, studente e arkitekturës në Tiranë vetëm 20-vjeçe. Gjatë kohës kur Mihasi është larguar drejt Francës, dy të rinjtë kanë pasur vetëm lidhje virtuale duke komunikuar në telefon.
Pasi është larguar nga Franca, Mihasi ka ikur në Gjermani dhe dy ditë para se të vr itej në Astir ka ardhur në Shqipëri. Për ardhjen e tij në Shqipëri mësohet se ka patur informacion edhe “Bella”. Dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin disa orë para se Mihasi të vritej, pak para atentatit ajo ka zbritur te Komuna e Parisit.
Këto vrasje janë tipike mafioze nga përdorimi i vajzave si karrem, deri tek djegia e makinës e cila bëhet për të humbur gjurmët. Por ajo që bie shumë në sy është se po vritet rrethi i ngushtë i një personazhi të rëndësishëm i botës së krimit.






































