Publikimi i të dhënave mbi pagat e shqiptarëve ka shkaktuar tërmet dje në politikën shqiptare. Emrat e mbi 637 mijë personave figurojnë në një format Exel, i cili ka qarkulluar me shpejtësi dje në media.
Rrogat e shumë personazheve të njohur dolën zbuluar.
Por sa paguhet ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein?
Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE paguhet 153,300.00 në pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit.
Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën.










































