Google search engine
Home Aktualitet Vritet 35-vjeçari në Tiranë, reagon policia (Detajet+Emri)

Vritet 35-vjeçari në Tiranë, reagon policia (Detajet+Emri)

0
201

35-vjeçari gjendet i vrarë brenda një makine në Kamëz, reagon policia (Detajet+Emri)

Policia ka raportuar një ngjarje të rëndë mbrëmjen e sotme në kryeqytet. 

Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në zonën e Kamzës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here