Google search engine
Home Politike Si do ta nxirrni Bashën nga zyra? Berisha e ka zgjidhjen: Do...

Si do ta nxirrni Bashën nga zyra? Berisha e ka zgjidhjen: Do t’i çojmë…

0
286

Sali Berisha shpjegoi se çfarë do të ndodhë në përfundim të ultimatumit të vendosur ndaj Lulzim Bashës për të liruar zyrën brenda datës 5 janar.

“Anëtarët e Partisë Demokratike do ta shoqërojnë njerëzisht jashtë selisë së partisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e këtij vendimi dhe nuk ka punë Sali Berisha me këtë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri u shpreh se në protestën e fundit që thirri kundër Ballkanit të Hapur, shumë njerëz i kërkuan që ta nxirrnin Lulzim Bashën nga selia e partisë.

“U thashë jo. Do t’i çojmë njëherë një shkresë dhe s’kemi pse ta humbasim durimin. Do të bëhen gjërat në mënyrë të qytetëruar”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here