Google search engine
Home Politike Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, këto janë vendimet që...

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, këto janë vendimet që u morën

0
210

Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minuta mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u morën disa vendime të rëndësishme.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit zgjodhën kryetarin e tyre të ri, e cila është Arta Sakja, që zëvendësoi në këtë post të shkarkuarin Edi Paloka.

Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Kryesisë, të cilët janë: Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati, Xhelal Mziu.

Ndërkohë, u zëvendësuan edhe Sekretarët e shkarkuar dhe u zgjodhën emrat e rinj:

Kreshnik Çollaku – Sekretar për Emigracionin

Flamur Hoxha – Sekretar Organizativ

Indrit Sefa – Sekretar për Ligjet dhe Zgjedhjet

Roland Bejko – Sekretar për Pushtetin Vendor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here