Google search engine
Home Aktualitet Mbeti i vrarë në atentat sot në Kodër Kamëz, zbulohet e shkuara...

Mbeti i vrarë në atentat sot në Kodër Kamëz, zbulohet e shkuara e errët e 35-vjeçarit

0
306

Can Kariçi 35-vjeç u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Kariçi është qëlluar me armë zjarri me sileciantor brenda një makine tip “Golf V”, të cilën e kishte me targa të huaja.

Burime të sigurta bëjnë me dije se viktima ka qenë me precedent të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit. Të njëjtat burime raportojnë se viktima ishte mik i Ervis Martinaj, emri i të cilit është lakuar disa herë në ngjarje kriminale.

Ndërkohë pak pas ngjarjes, një makinë tip “audi” u gjet duke u djegur disa kilometra larg vendit ku u krye krimi. Brenda kësaj makine raportohet se janë gjetur armë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here