Google search engine
Home Sport “L’Eqipue” plas “bombën”: PSG s’ka harmoni, dhomat e zhveshjes si “fuçi baroti”

“L’Eqipue” plas “bombën”: PSG s’ka harmoni, dhomat e zhveshjes si “fuçi baroti”

0
228

Sipas gazetës së njohur francez, në ekip ka klane dhe mosmarrëveshje të mëdha, Mbape, mesi e Nejmar s’shkojnë, problem edhe portierët

Paris San Zhermen është si një vullkan nga brenda që pritet nga çasti në çast të shpërthejë. Për ata që kishin ende dyshime nëse skuadra pariziene mund të haste probleme në krijimin e një grupi solid, shpejt erdhën edhe faktet. Problemet për trajnerin Poketino janë të ndryshme dhe dhoma e zhveshjes së PSG-së i ngjan një fuçi baruti, me grupe të vogla lojtarësh dhe mosmarrëveshje të brendshme. Në përpjekje për të hedhur dritë mbi situatën e liderëve të kampionatit francez, “L’Equipe” shkruan se janë dy grupe kryesore që udhëhiqen njëri nga Nejmar dhe Mesi, tjetri nga Mbape. Por përplasjet janë edhe më të thella. Marrëdhënia mes portierëve Navas dhe Donaruma është në pikën më të ulët. Alternimi i vazhdueshëm po i lodh të dy. Një episod u ndodhur në barazimit 0-0 ndaj Nice ka mbushur kupën. Duke folur me kolegun e tij të Nice-s, Bulka, i cili mbante dorezat e të njëjtit sponsor teknik, Navas do t’i thoshte atij duke thumbuar Donarumën: “Vetëm portierët më të mirë i kanë këto doreza”. Natyrisht, Donaruma përdor një markë tjetër. Raporti i tyre është në nivelin më të ulët historik. Përveç kësaj, disa lojtarë nuk janë të kënaqur me trajtimin preferencial që u bëhet disa prej futbollistëve kryesorë. Nuk ka lënë shije të mirë vendimi i stafit për t’i dhënë disa pushim lkardit, për shkak të situatës që po kalon me bashkëshorten e tij, Uanda. Trajtim i veçantë rezervohet edhe për Nejmarin dhe Mesin, duke krijuar anarki në terrenin stërvitor. Braziliani nuk u ndëshkua për një vonesë në stërvitje, ndërsa në një rast tjetër dy “yjet” nga Amerika e Jugut kishin vendosur të mos stërviteshin pa e njoftuar trajnerin. Ndërkohë, trajneri Mauricio Poketino e ka hequr Mauro Ikardin nga afati kalimtar i futbollistëve, duke i dërguar mesazh të qartë Juventusit. Raportohet se Juventusi është shumë i interesuar për ish-sulmuesin e Interit dhe mund të tentojë ta afrojë në janar. Por shefi i skuadrës së PSG-së ka këmbëngulur se bashkëkombësi i tij është i rëndësishëm për klubin. “Nuk ka marrë pjesë në ndeshje kur do të kishte dashur, për arsye të ndryshme, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në ekuilibrat e një ekipi dhe ai është i rëndësishëm për ekuilibrin tonë. Është një lojtar që çdo skuadër do ta donte”, ka thënë trajneri i PSG-së në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lorient. Në lidhje me konkurrencën mes portierëve Kejlor Navas e Xhixhi Donaruma, Poketino tha se ajo iu bën mirë të dyve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here