Google search engine
Home Politike Drejtesi Dogjën flamurin serb në protestën e Berishës, Gjykata jep vendimin për dy...

Dogjën flamurin serb në protestën e Berishës, Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit

0
291

Dalin në gjykatë dy protestuesit që akuzohen se dogjën flamurin serb në protestën e 21 dhjetorit para kryeministrisë do të hetohen në gjëndje të lirë.

Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni e quajti të ligjshëm arrestimin por vendosi masën detyrim me paraqitje për të dy.

Astrit Cara dhe Besnik Balani ishin prezentë në sallën e gjyqit ndërsa gjyqi u ndoq dhe nga deputetja Albana Vokshi.

Edhe prokuroria kërkoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje.

Avokati Ledjo Nuraj tha se klientë te tij nuk kishin lidhje me veprën penale pasi nuk vërtetohej se ishin ata që kryen djegien e flamurit.

“Djegja e flamurit nuk është vepër penale por shprehje e mendimit. Shtetasit kanë qenë në një proteste të ligjshme. Në Serbi personi që ka djegur flamurin shqiptar nuk është arrestuar  ndërsa ne këtu i arrestojmë” tha avokati në seancën e gjyqit duke kërkuar masë më të butë hetimi.

Më pas gjyqtari pranoi kërkesën e të dy palëve dhe caktoi masën detyrim me paraqitje për dy të rinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here