Google search engine
Home Politike Berisha nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën: Marrëveshja që donte të bënte me Edi...

Berisha nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën: Marrëveshja që donte të bënte me Edi Ramën

0
301

Sali Berisha deklaron se para zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha i ka dërguar përfaqësues të huaj për të marrë mendimin e tij në lidhje me një koalicion të mundshëm qeverisës me Edi Ramën.

“Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. U thash që jam kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt, që sigurisht ishin dërguar me 100 për qind nga ai (Basha)”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se përgjigja e tij ishte e qartë, se jo vetëm nuk do ta pranonte një koalicion të tillë, por edhe do ta kundërshtonte atë.

“U thashë që koalicioni nuk do të mund të bëhet, që do të thotë se do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë”, u shpreh Berisha në një intervistë për MCN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here