Një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe pagën, që po shpërndahet në Ëhatsapp.
Ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi, ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave personale të tijat.
Blushi shprehet se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument.
“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.
Në respekt të bashkëpunëtorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo që pretendohet se është.
Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës,” shprehet Blushi.










































