Një tentativë grabitje është shënuar paraditen e sotme në Peshkopi, ku persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë , një institucion financiar që jep kredi me interesa të larta, dhe pa dokumente shtesë veç kartës së identitetit.
Burime bëjnë me dije se ky filial gjendet në afërsi të zyrave të OSHE-së në Peshkopi.









































