Pse u anulua tenderi për ruajtjen e godinave të Postës Shqiptare? Përgjigjet Ervin Bushati

0
281

Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati i ftuar në studion e “Zona Zero” ka zbuluar se pse është anuluar tenderi për ruajtjen e godinave të Postës në Shqipëri.

Pse është anuluar ky tender?

“Ishte një rast adoleshentësh që u kapën shumë shpejt, me një shifër minimale. Ky është rast i izoluar, nuk ka asnjë problem për qytetarët. Të gjitha pikat e postës që duhet të ruhen, po ruhen. Ne së fundmi kemi edhe shërbimin “Illyrian Guard” që është dhe shërbimi i ofruar nga Ministria e Brendshme.

Gjithçka është në sinkron me Policinë e Shtetit. Është vendim i marrë nga shoqëria, ne jemi shoqëri publike me 100% aksionerë nga ministria e Ekonomisë. Tashmë ruhemi nga “Illyrian Guard”, pra çdo gjë është e ruajtur.

Ka pasur një zhvendosje, ka kaluar kontrata. Ashtu si ka kaluar në Tiranë, do kalojë dhe në Shqipëri. Jo të gjitha qendrat kanë roje. Ne mendojmë gjithmonë postën si një vend shpërndarje dhe me zyrat që ka, i ofrojmë të gjithë qytetarëve shërbim të mirë kudo që janë. Nuk duam të kemi probleme me qytetarët, me ruajtjen e tyre, me punonjësit e postës dhe të minimizojmë aksidentet,” tha Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here