Google search engine
Home Politike “Isha përgatitur të shkoja në atë protestë”/ Deputeti i PD-së që është...

“Isha përgatitur të shkoja në atë protestë”/ Deputeti i PD-së që është rreshtuar krah Bashës del me deklaratën e papritur, zbulon çfarë e bëri që të ndryshonte dje mendim në momentin e fundit

0
267

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku bën të ditur se ishte bërë gati për të shkuar në protestën e djeshme por u tërhoq për shkak se ajo nisi nga selia e PD duke u kthyer në thirrje kundër Bashës. Sipas tij kjo la një shije të hidhur te demokratët duke sjellë një protestë me pjesëmarrje modeste.

“Pse Rusia e mbështet Open Balkan. Suksesin më të lartë të lobimit diplomatik Ballkani i Hapur e pati në Uashington pasi Beogradi e futi në marrëveshjen me Kosovën. Në rast se ka një pikë të lartë të diplomacisë së Vuçiç ishte pikërisht kjo marrëveshje. Rama për të marrë benefite iu nënshtrua Vuçiçit në atë projekt.  Isha përgatitur të shkoja. Një kauzë e tillë duhet të jetë kauzë kombëtare. Duhet të ishte gjysma e Shqipërisë në shesh. Isha përgatitur të shkoja dhe do të shkoja në atë protestë. Ndodhi një ngjarje e shëmtuar. Nuk mund të thirren njerëzit në protestë që të protestojnë kundër Vuçiç dhe të çohen në seli që të protestojnë kundër Bashës. Nuk e di nëse ishte me qëllim apo e pavullnetshme, Po m’u duk diversion dhe përçarëse. Besoj se dhe shumë qytetarëve të tjerë u ka dhënë këtë shije dhe rezultati ishte ai që ishte.

Është një nismë që po përfundon mes Ramën dhe Vuçiç pasi edhe presidenti maqedonas ka qenë skeptik. Është një nismë e brishtë. Është një projekt i Vuçiç ku është bashkangjitur edhe Rama. Është dublim i proceseve integruese të programeve të integrimit. Nuk ka asnjë garanci që ky tren ballkanik mund të përfundojë në shërbim apo spirale diversive që nuk është as BE dhe as SHBA. Nuk duhet të prisni kurrë që zyrtarët e huaj të thotë që do e refuzojnë një nismë të caktuar sepse në fund të fundit jemi vende të lira. Parimisht askush nuk mund të kundërshtojë vullnetin e lirë të vendeve. Këto nisma janë në rregull në rast se kanë përfshirjen e të gjithë vendeve”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here