Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u pyet nga gazetari gjatë konferencës për shtyp në lidhje me rrugëtimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë drejt BE-së. Përgjigjia iu kërkua në gjuhën shqipe, mirëpo Vuçiç tha se nuk dinte shqip. Në fund të fjalës së tij, presidenti tha se do ta mësojë gjuhën shqipe.
Gazetari: Ka një rrugëtim për Maqedoninë e Shqipërinë në BE, a mendoni se shpejtësitë e ndryshme do të kenë ndikim apo efekte?
Vuçiç: Doni t’u përgjigjem në anglisht apo serbisht…Shqip? Për fat të keq nuk e flas dot, duhet ta mësoj!












































