Google search engine
Home Aktualitet Shpërthen tritoli në Tiranë, policia jep detajet e para

Shpërthen tritoli në Tiranë, policia jep detajet e para

0
166

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të Saukut, në rrugën “Selim Brahja”. 

Nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete. 

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here