Google search engine
Home Bota Omicron alarmon botën, Europa shtrëngon masat për festat e fundvitit ndërsa Holanda...

Omicron alarmon botën, Europa shtrëngon masat për festat e fundvitit ndërsa Holanda futet në izolim, ja situata

0
224

Pavarësisht se për shumë kohë Delta ishte varianti më i përhapur dhe më shqetësues, tashmë Omicon është varianti i koronavirusit që më shumë është duke shqetësuar qeveritë në të gjithë botën. Deri tani të dhënat sugjerojnë se ky variant është më shumë ngjitës, edhe pse ende nuk ka të dhëna që sugjerojnë që është një variant me simptoma më agresive se Delta apo me hospitalizim a vdekshmëri më të lartë. Sipas një studimi, infektushëmria e Omicron është pesë herë më e lartë krahasuar me variantet e deritanishme. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë numri rasteve me koronavirus në botë është rreth 272 milionë, ndërsa ai i jetëve të humbura ka kaluar 5.3 milionë. Të shumta janë shtetet europiane të cilët duket se po gjenden në një situatë të vështirë përballë Omicron. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëron se “Rastet e Omicron do të rriten ndjeshëm në javët e ardhshme dhe do të çojnë në shtrime shtesë, shtrime në spitale dhe humbje jete”. Franca dhe Austria janë dy shtete të cilat kanë marrë masa sa i përket udhëtimeve të fund vitit. Qeveria franceze njoftoi gjithashtu se duke filluar nga e mërkura, do të nisë vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç. Dy ditë më parë, Kryeministri i vendit Jean Castex bëri me dije se qeveria ka propozuar paraqitjen e një certifikate vaksinimi për këdo që dëshiron të frekuentojë restorante, lokale dhe vende të tjera publike. Omicron dyshohet se përbën më shumë se 10% të infeksioneve të sapo konfirmuara COVID-19 në Francë. “Në natën e Vitit të Ri, autoritetet lokale do të ndalojnë tubimet e paparalajmëruara dhe do të ndalojnë tubimet e mëdha në natyrë, fishekzjarre speciale dhe koncerte”, tha kryeministri francez Jean-Jean. Ndërkohë, duke nisur që dje, Holanda ka hyrë në një izolim të plotë deri në periudhën pas Krishtlindjes. “Hollanda po mbyllet përsëri. Kjo është e pashmangshme për shkak të valës së pestë që na vjen me variantin Omicron. Për ta përmbledhur me një fjali, Holanda po kthehet në karantinë”, tha kryeministri Mark Rutte. Një situatë e rënduar raportohet edhe në Britaninë e Madhe. Sekretari i Shëndetit, Sajid Javid nuk ka pranuar të shtrëngojë më tej masat në prag të festave të fundvitit, ndërsa vndi është në prag të një krize të vërtetë si pasojë e infektimeve të shumta. Grupi i Shkencëtarëve për Emergjenca ka paralajmëruar se në rast të mos marrjes së masave më drastike, Britania do të duhet të përballet me një numër hospitalizimesh që mund të arrijnë edhe deri në 3 mijë në një ditë. Sa i përket Gjermanisë, vala e pestë e pandemisë do të vijë përmes mutacionit Omicron. “Mënyra më e rëndësishme për të shmangur valën e re është reduktimi i menjëhershëm i rasteve, përmes vaksinimit dhe masave mbrojtëse”, tha Lothar Wheeler, president i Institutit Robert Koch. Në një adresim, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Evropa ka bërë progres në përballjen me pandeminë. “Në dy vitet e fundit Evropa ka bërë një hap të ri përpara, duke zhvilluar përgjigjen e saj ndaj pandemisë. Për herë të parë në historinë tonë ne kemi bashkuar forcat për të prodhuar dhe blerë vaksina për të gjithë evropianët. Për herë të parë në histori ne kemi krijuar një plan rimëkëmbjeje, të financuar nga Bashkimi Evropian, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij”, tha von der Leyen.

Shtetet e Bashkuara

Omicron është identifikuar edhe në më shumë se 20 shtete të Shteteve të Bashkuara dhe rreth 90 vende të botës deri tani, pasi u identifikua për herë të parë në Afrikën jugore dhe Hong Kong në fund të nëntorit. Ditën e djeshme, Këshilltari kryesor shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, iu është drejtuar qytetarëve amerikanë me lutjen e marrjes së një doze përforcuese nga vaksina anti Covid-19, në një kohë që udhëtimet në prag festash do të shtohen. “Varianti lehtësisht i transmetueshëm po përhapet me shpejtësi nëpër botë dhe udhëtimi do të rrisë rrezikun e infektimit edhe mes të vaksinuarve. Nuk ka dyshim që do të shohim infeksione edhe mes të vaksinuarve”, tha Dr. Fauci në një intervistë me televizionin NBC. Ndërkohë, Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet vendit të martën për të njoftuar për masat që po merr qeveria po t’iu përgjigjur numrit në rritje të rasteve të shkaktuara nga varianti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here