Google search engine

    Gjenden dy çanta të zeza në pikën kufitare në Qafë Botë, policia befasohet kur shikon se çfarë ishte fshehur brenda tyre dhe nis menjëherë aksionin (DETAJE)

    0
    226

    Në kufirin e gjelbër në pikën doganore të Qafë Botës, policia kufitare ka sekuestruar disa armë dhe municion ushtarak.

    Bëhet me dije se në doganën e Qafë Botë, Sarandë gjatë kontrollit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për trafikim të armëve të zjarrit në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, Sarandë, organizuan punën me qëllim krehjen dhe kontrollin e zonës kufitare midis dy piramidave.

    Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

    Njoftimi i policisë/ Qafë Botë, Sarandë:

    Policia Kufitare sekuestron në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak.

    Në vijim të kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për trafikim të armëve të zjarrit në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, Sarandë, organizuan punën me qëllim krehjen dhe kontrollin e zonës kufitare midis dy piramidave. Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

    Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here