Një ndodhi e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zyrat e degës nr. 1 të Partisë Demokratike në kryeqytet, ku është konstatuar se në shkallë ka pasur prezencë vaji makinash, ndërsa dera ka qenë e mbyllur me silikon.
Kjo është vënë re nga përkrahësit e Berishës në degën nr. 1 në kryeqytet, të në momentin kur i janë afruar zyrave për të zhvilluar votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës, kanë vënë re se te shkallët ishte hedhur vaj makinash, ndërsa dera ishte e mbyllur me silikon, për të mos i lejuar ata që të kryejnë procedurën e njoftuar një ditë më parë.










































