Google search engine
Home Politike Drejtesi Zëvendësimi i Gani Dizdarit nga gjykata Kushtetuese/ Zbulohen 5 emrat e njohur...

Zëvendësimi i Gani Dizdarit nga gjykata Kushtetuese/ Zbulohen 5 emrat e njohur që gjykata e Lartë i dërgon KED, mes tyre edhe anëtari i KLP. Zbardhen detajet zyrtare

0
253

Me anë të një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë, ka dërguar 5 emra kandidatësh të cilët konkurrojnë për të zënë vendin vakant në Kushtetuese. Kjo vjen pas shkarkimit të Gani Dizdarit nga posti i gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Propozimet i janë paraqitur Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe pritet që së shpejti të plotësohen vendet në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit të nisë funksionimin normal të saj.

Njoftimi i Plotë:

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 15.11.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

1. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar)

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në këtë vend vakant,këta kandidatë:

1. Brunilda Kadi

2. Ilir Toska

3. Holta Zaçaj

4. Manjola Xhaxho

5. Tartar Bazaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, (të ndryshuar) lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here