Google search engine
Home Politike Zbardhen vendimet që pritet të votohen nesër në Kuvendin Kombëtar

Zbardhen vendimet që pritet të votohen nesër në Kuvendin Kombëtar

0
165

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Mësohet se janë propozuar që subjektet e dekriminalizimit dhe personat e shpallur non-grata, të mos jenë anëtarë të strukturave drejtuese në PD.

Gjithashtu është propozuar krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizatë partnere e Partisë Demokratike.

Mësohet se nuk do të ketë përjashtime nga Partia Demokratike. Të gjitha këto, pritet të votohen ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Më herët është bërë e ditur dhe ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here