Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar raportin e DASH në lidhje me terrorizmin në vendin tonë duke u shprehur se do të dëbohet kushdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë. Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Çuçi shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia Shtetit mbeten të përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht kundër terroristëve duke mbështetur forcimin e sigurisë kufitare.
“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë. Faleminderit agjencive amerikane për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm,”-shkruan ministri në Facebook.










































