Google search engine

    U arrestua me urdhrin e SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin për Lefter Kokën

    0
    240

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.  Mësohet se në seancën e sotme para trupit gjykues ai ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ka respektuar ligjin.

    Koka u arrestua mëngjesin e të martës, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, përmes të cilit SPAK e akuzon se ka përfituar 3.7 mln euro. Akuzat e ngritura nga SPAK për të janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

    Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar që procedura e dhënies se koncesionit dhe lidhja e kontratës për inceneratorin e Elbasanit ka qenë në shkelje të ligjit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here