Google search engine
Home Politike Thellohet skandali? Dy ditë pas arrestimit të ish ministrit, Monika Kryemadhi nuk...

Thellohet skandali? Dy ditë pas arrestimit të ish ministrit, Monika Kryemadhi nuk ndalet, zbardhet çfarë dorëzoi ditën e sotme në SPAK

0
210

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat sipas LSI provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Raportohet se materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se kjo lëvizje nga Monika Kryemadhi vjen dy ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here