Gazetari i njohur Enkel Demi ditën e sotme kishte të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin.
Në nisje të bisedës, me plot humor, Enkel Demi e pyeti se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj dhe eksperienca në “Big Brother”.
Ai ka promovuar shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit, të cilën e ka vendosur në skenë bashkë me regjisorin Altin Basha. Çuli befasoi më përgjigjen, duke u shprehur se nuk e njeh se kush është Donaldi.
Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.
Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di .
Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim?
Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”.
Hervin Çuli: Nuk e njoh.










































