Anëtarët e Kryesisë së PD-së denoncuan sot rastin e kyçjes së dyerve të degës së PD Shkodër. Ata e quajtën absurde këtë sjellje me urdhër të Lulzim Bashës. Pas kësaj ka reaguar kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, i cili mohon që ketë ndodhur një gjë e tillë.
Ai thotë se demokratët janë miq me njëri-tjetrin dhe nuk ka vend për përçarje, duke shtuar se selia i përket çdo demokrati.
Reagimi i kreut te PD Shkodër, Xhevdet Amuli:
Për këdo që harron, së pari ne jemi miq me njëri-tjetrin. Në vend të bashkimit dhe jo përçarjes përballë armikut të shqiptarëve, Edi Rama, e shoh të pa arsyeshme t’i hedhim benzinë zjarrit, me të pavërteta.
Selia e PD Shkodër, është ajo që ka qenë gjithmonë, selia e çdo demokrati! Xhevdet Amuli” shkruan Xhevdet Amuli.










































