Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve, ku deri tani i arrestuar është ish-ministri Lefter Koka.
“Koha na dha të drejtë!”, shkruan ndër të tjera Basha.
Postimi i Bashës
Për vite me radhë Partia Demokratike ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë! Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, sepse pa rezultate konkrete në luftën me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë.








































