Policia spanjolle ka mundur të arrestojë 33 persona me kombësi të ndryshme, kryesisht shqiptarë, pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të marijuanës.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se grupi kriminal kishte 12 planatcione droge ne zona me akses të vështirë. Për më tepër ata kishin prerë pemët e pyjeve për të krijuar hapësirë për kultivimin e bimëve narkotike.
Plantacionet janë vendosur në provincat e mëposhtme:
Segovia, në qytetet La Mata, Rosuero, Gallegos, Fresno de Cantespino, Cerezo de Arriba dhe Arevalillo de Cega.
Zaragoza, në Villamayor de Gállego.
Jaén, në Andújar.
Málaga, në Riogordo, Sedella, Comares dhe Ardales.
Cádiz, në Jimena de la Frontera.
Granada, në Durcal.
Almeria, në Níjar.
Sipas Gardës Civile, grupi kishte kapacitetin për të rritur dhe përpunuar për shitje më shumë se 50,000 bimë marijuanë në vit.
Ata e shisnin drogën në disa provinca spanjolle, Belgjikë dhe Gjermani. Në një nga plantacionet, në Jaen, mund të shkohej vetëm me anë të varkës. Grupi kishte krijuar një sistem të ujitjes me pika për të siguruar prodhim maksimal.
Për të ujitur bimët, ata ndryshuan grykat , duke ndërtuar vende për të hequr ujin e depozituar dhe për ta çuar atë në fushat e kanabisit me zorrë, pompa uji dhe motorë të groposur nën tokë.
Mësohet se shqiptarët kishin funksion vendimmarrës për grupin kriminal, pasi ata merrnin vendimet dhe shpërndanin drogën.
Organizimi hierarkik me teknika paraushtarake.
Organizata kishte një strukturë shumë hierarkike, duke përdorur teknika paraushtarake për të qëndruar e fshehur në pyll. U përdorën syze për shikimin e natës dhe u vendos roje me stafetë. Për më tepër, trajnimi i tyre paraushtarak i bëri ata të mund të mbijetonin në rrethana të pafavorshme në mes të pyjeve të izoluar për muaj të tërë me pak furnizime, me përjashtim të atij të ofruar në mënyrë sporadike nga anëtarët e tjerë të Organizatës për të mos u zbuluar.
Në kuadër të operacionit të quajtur “Albacos” policia sekuestroi 20,000 bimë marihuanë, 150,000 gram boçe kanabisi të paketuara me vakum gati për eksport.
U çmontuan 12 plantacione “të brendshme” dhe “të jashtme”, 7 automjete, 1 varkë me motor jashtë, 1 armë e shkurtër e qitjes, dokumente të shumtë në procesin e analizës kriminale.
Një mori makinerish për kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e marijuanës me vlerë mbi 300,000 euro.








































