Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Sali Berisha ka bërë gabim fatal që ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai tha se Berisha bën luftë me Amerikanë, por s’ka kurajo që të thotë se është kundër SHBA-ve.
Ngjela përmendi edhe ish-ambasadoren Mariza Lino, për të cilën tha se iu fut Sali Berishës në zyrë kur ky i fundit foli keq për Amerikën në Parlament.
Kjo është ambasadorja e dytë që godet Saliun. E para ishte Mariza Lino, ajo e hodhi në Lanë. Të tjerët kanë folur në mënyrë diplomatike. Lino i hyri në zyrë kur ky foli kundër Amerikës në Parlament. I hyri pa trokitur. Kjo e dyta nuk është revolucionare, është më finoke.”, tha Ngjela.








































