Situata e tensionuar në PD, zbardhet lëvizja që bëri mëngjesin e sotëm Lulzim Basha dhe çfarë po planifikohet të ndodhë në datën 19 dhjetor, një ditë pas Kuvendit Kombëtar

0
197

Situata në Partinë Demokratike është tepër  e tensionuar për shkak të zhvillimeve të fundit.

Mësohet se Lulzim Basha ka shkuar sot në selinë blu dhe po merret me organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Në të, një nga vendimet që do të merret është përjashtimi nga PD i ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe do të përcaktohet aksioni politik për 4 vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, ish-kryeministri, ka thërritur po në të njëjtën datë një referendum, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i PD.

Një ditë më pas, pra të dielën e 19 dhjetorit, sipas News24, do të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhen 5 anëtarët e rinj të kryesisë, të cilët u shkarkuan në mbledhjen e fundit të Këshillit, si dhe disa nga sekretarët, të cilët po ashtu u shkarkuan në atë mbledhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here