Një moment historik! Anija kozmike e NASA-s ‘prek’ diellin për herë të parë

0
288

Një anije kozmike e NASA-s ka ‘prekur’ zyrtarisht diellin, pasi ‘u zhyt’ në atmosferën e paeksploruar diellore të njohur si korona, duke kaluar vetëm tetë milionë milje nga bërthama. Sonda diellore Parker e NASA-s luftoi me temperatura prej 2370F dhe rrezatim 500 herë më të fortë se në Tokë, ndërsa bëri afrimin e saj me trupin qiellor, duke kaluar më në fund përmes atmosferës së sipërme të tij.

Fluturimi ndodhi në prill, por shkencëtarët sapo kanë qenë në gjendje të konfirmojnë se sonda ka udhëtuar përmes koronës, pasi kanë pritur muaj që të dhënat të mbërrinin nga anija kozmike.

“Sonda Diellore Parker “duke prekur Diellin” është një moment historik për shkencën diellore dhe një arritje vërtet e jashtëzakonshme,” tha Thomas Zurbuchen, administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës në NASA, në një deklaratë në një takim me Unionin Gjeofizik Amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here