Ish-deputeti i PD Endri Hasa, anëtar i Kryesisë dhe sekretar për organizimin digjital në Partinë Demokratike, e konsideroi Kuvendin e 11 dhjetorit si “mitingun më të dobët të organizuar ndonjëherë nga Sali Berisha”.
“Pse u përzunë gazetarët dhe kamerat nga stadiumi? Pse nuk u bë transparenca? Sepse nuk kishte delegatë, por kishte vetëm një miting dhe ishte mitingu më i dobët që ka organizuar në jetën e tij Sali Berisha. Ishte një miting i vogël, por kurrsesi nuk mund të jetë kuvend kombëtar i PD-së sepse partia funksionon me statut. Ka rregulla se si mblidhet kuvendi apo kryesia. Kryesia u mblodh dhe votoi për kuvendin në datën 18 dhjetor”, deklaroi Hasa për A2.








































