Google search engine
Home Politike Hyrja e ish-kreut demokrat bashkë me përkrahësit e tij në selinë blu/...

Hyrja e ish-kreut demokrat bashkë me përkrahësit e tij në selinë blu/ Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat, pzbulon pse u largua nga godina Sali Berisha

0
267

Avokati Spartak Ngjela teksa komentoi zhvillimet e fundit në PD u ndal tek dita kur ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me përkrahës të tij hynë në selinë blu.

Ngjela tha se Berisha doli nga selia e PD nga frika se mund të arrestohej apo dhe se mund të ‘goditej’. Sipas tij nëse grupi i Berishës kishte prova që brenda selisë së PD-së kishte persona të armatosur, të sjellë provat.

Ngjela: Nuk e di nëse atje ka pasur njerëz të armatosur, telefonat në xhep i kanë. Pse s’ka ndodhur kjo. Ai ka ikur nga frika se mund të krijohej ose një arrest ndaj tij, ose një goditje. Atje ka pasur mbrojtje, jam i bindur. Selia ka pasur mbrojtje nga brenda. Këta shkuan që të nxirrni me forcë Bashën. Ai është ligjor, këta janë anti-ligjor (Berisha) Partia është person juridik. Ai i ka me vule, me të gjitha (Basha). këta nuk kanë ende kryetar. Komisioni i Rithemelimit s’ka vlerë juridike. Komisioni i tij krijon një parti të re, jo që rrëzon një parti të vjetër. Basha shpalli për datën 18 një Kuvend kombëtar. Saliu thotë; ‘unë kam shumicën’. Kuvendi i tij nuk e njeh. Ishin njerëz të thjeshtë në 11 dhjetor. Emrat nuk na dolën, veç numra. Emrat janë anëtarët e Kuvendit kombëtar, që kuptohet se janë të falsifikuar. Ai tha; i kam në kasafortë emrat. Të bëhet zgjedhjen për kryetarin e Bashës së Tiranës dhe zgjedhësit të jenë anonim, ku e ke parë këtë?! S’ka listë zgjedhjes, s’ka zgjedhje. Nuk ka lista anëtarësh, s’ka Kuvend kombëtar. Edhe kur i hapi atje tha; s’ke nevojë që të shohësh emrat. Basha bëri një gabim, nuk i denoncoi. Por i denoncoi tani. Fakti që thonë se kanë lidhje me partinë, kanë shkelur ligjin. Pse nuk shkon në datë 18 në Kuvend?! Ai është kuvend i ligjshëm. fakti që kjo lëvizje i është shmangur legalitetit, nuk është legale (kuvendi i 11 dhjetorit) E dha listën se kush ka votuar? Jo!

Zheji: Sipas informacioneve që kam thuhet se Komisioni i Rithemelimit të PD dërgon në gjykatë statutin e 11 dhjetorit. Kjo tregon që legaliteti, beteja mes Berishës dhe Bashës të zhvendoset në gjykatë?! A do të jetë i ngjashëm referendumi që do të bëjë Berisha në 18 dhjetor?

Ngjela: Do jetë në varësi të statutit. Ne po themi se duhet lëvizje legale se nuk jemi në anarki. Fakti që Berisha nuk vete në Kuvendin e 18 dhjetorit, tregon se nuk ka shumicën. hetimin e ka gjykata në dorë. çdo rrugë tjetër është jo ligjore. Referendumin mund ta mbajë por a e kanë në statut?! Statuti i ri ku u legalizua? Kur legalizohet një parti në gjykatë, duhet të depozitosh programin dhe statutin. Ku e ka vendimin e gjykatës që është partia e vërtetë. Basha ka targin juridik, e njeh shtetit. A do bëjë Berisha kryengritje? Do ikë në burg. A e bënë kryengritjen dhe shkuan u futën në selinë e PD. Pse ikën?! Ata thanë se ikën nga forca. Pra nuk kanë forcë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here