Google search engine
Home Politike Arrestimi i Lefter Kokës / Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron zhvillime...

Arrestimi i Lefter Kokës / Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron zhvillime që do të tronditin zyrtarët e lartë: Ky politikan është trembur shumë

0
210

Ish-ministri Lefter Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Lidhur me këtë arrestim, avokati i njohur Spartak Ngjela tregon se ish-kryeministri Sali Berisha është trembur.

Postimi i Ngjelës

Filluan arrestimet e ministrave për korrupsion.

U arrestua ish ministri i Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Është trembur shumë Saliu. E quan “kokë turku” Lefter Kokën, në një kohë që, denoncimin për çështjen për të cilën është akuzuar Lefter Koka, e ka bërë Partia Demokratike para shtatë muajsh. Domethënë me një denoncim të ushtruar nga Sali Berisha.

Kuptohet, Saliu është në tension mendor…

Ka frikë.

Por, procesi do të vijojë. Janë shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës, në të dy krahët e saj. Goditja e tyre është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Prisni dhe shikoni: procesi filloi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here